Kryeministrat e Finlandës dhe Estonisë zhvilluan takimin e tyre të parë në një sauna, tha kryeministri finlandez, Petteri Orpo në një konferencë për shtyp me homologun e tij estonez, Kristen Michal.
Orpo vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis kombeve baltike që janë të lidhura ngushtë nga ana kulturore dhe gjuhësore.
“Ne filluam… dje, në mënyrë shumë finlandeze dhe estoneze, në sauna”, tha Orpo.
“Sot marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyera dhe Estonia është një nga aleatet tona më të ngushta”, shtoi ai.
Michal falënderoi Orpon për “mirëpritjen shumë të ngrohtë” gjatë vizitës së tij të parë të huaj që nga marrja e detyrës, gati tre javë më parë.
“Dy kryeministra që diskutojnë politikën dhe çështjet botërore në saunë tregojnë mirë se sa afër jemi – si kulturalisht ashtu edhe politikisht”, tha Orpo.