Rrjeti kompjuterik i Boris Johnson është shënjestruar nga arma kibernetike më e fuqishme në botë në një shkelje të sigurisë.

Lajmi është bërë i ditur nga The Sun, e cila ka sqaruar gjithashtu se programi i spiunazhit i shkallës ushtarake Pegasus mund të filmojë përdoruesit përmes kamerës së pajisjes së tyre, të regjistrojë biseda, të dëgjojë thirrje dhe të dërgojë mesazhe.

Ekspertët kibernetik kanë pretenduar se softweri u zbulua në një pajisje që përdor rrjetin Number 10, më 7 korrik 2020. Ata thanë se një shkelje e ngjashme ka ndodhur edhe në Ministrinë e Jashtme.

Disa pajisje Downing Street u testuan, duke përfshirë atë të zotit Johnson, por zyrtarët nuk mund të përcaktonin se cila pajisje ishte e infektuar.

Shkencëtarët janë të paqartë se në çfarë të dhënash mund të kenë pasur akses hakerët, por ata dyshojnë se informacioni është marrë.

Pegasus është softwer i shkallës ushtarake, i cili mund të ngarkohet fshehurazi në një smartphone ose pajisje dhe ka ekzistuar që nga viti 2016.

Softweri dikur instalohej në telefonat smart duke i inkurajuar subjektet të klikonin në një link, por tani një version më i ri i spyëare-it mund të ngarkohet në një telefon pa pasur nevojë që përdoruesi të klikojë ndonjë gjë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb