FRANCE

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen përpara se të ndodhë një riorganizim i qeverisë nga presidenti, Emmanuel Macron.

Presidenti Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e Philippe konfirmoi presidenca franceze, sipas Reuters.

Dhe vetëm pak orë më vonë presidenti Emmanuel Macron ka zgjedhur kryeministrin e ri, Jean Castex. Lajmi bëhet i ditur nga Elysees.
Ish-bashkëpunëtor i Nicolas Sarkozy, Castex, 55 vjeç, u emërua në fillim të prillit si menaxher ndërministror përgjegjës për administrimin e fazës së daljes nga bllokimi në kuadrin e luftës kundër koronavirusit.

Kryeministri i ri

  • foto galeri

Philippe e kishte rritur në nivele të larta popullaritetin e tij pas menaxhimit të suksësshëm që qeveri e tij i bëri pandemisë Covid-19, por shkaqet e lënies së postit ende nuk dihen.

Teksa zgjedhjet presidenciale franceze do të zhvillohen në vitin 2022, kreu i Elysees është duke punuar për formimin e një ekipi të ri qeveritar, që ndoshta do të prezantohet deri të mërkurën 8 Korrik, kur është planifikuar edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb