Nuk do të dorëzohemi përballë intolerancës, deklaroi të hënën kryeministri holandez Mark Rutte pas sulmit të armatosur në qytetin e Utrehtit, ku kanë mbetur tre persona të vdekur sipas kryebashkiakut të qytetit.

“Një akt terrorist është një sulm kundër civilizimit tonë, kundër shoqërisë tonë tolerante dhe të hapur”, deklaroi Rutte gjatë një konference për shtyp.

“Ka vetëm një përgjigje, që shteti jonë i së drejtës dhe demokracia janë më të forta se sa fanatizmi dhe dhuna”, theksoi ai.

“Ne nuk do të dorëzohemi përballë intolenracës. Kurrë”, the kryeministri holandez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb