Me rastin e festës së ‘28 Nëntorit’, ‘Dita e Pavarësisë’, kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka uruar shqiptarët.

Përmes një letre, ai ka shfrytëzuar rastin që të falënderojë të gjithë personat me origjinë shqiptare që po kontribuojnë në të gjitha fushat në Kanada.

“Në emër të Qeverisë Kanadezë, unë ju uroj çdo të mirë të gjithë atyre që po e festojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”.

“Ky moment historik ofron një mundësi të mrekullueshme për të reflektuar mbi historinë e Shqipërisë dhe për të festuar arritjet e shumta të këtij shteti që prej shpalljes së pavarësisë nga perandoria osmane më 28 Nëntor të 1912-s”, shkruan Trudeau.

“Ky vit ka qenë i mbushur me sfida. Pandemia e Covid-19 e ka bërë të vështirë planifikimin dhe mbajtjen e eventeve. Teksa festimet e këtij viti do të jenë ndryshe, ne mund ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të vlerësuar kontributin që shumë kanadezë me prejardhje shqiptare kanë dhënë dhe vijojnë të japin për kombin tonë në fusha të ndryshme“, shprehet Trudeau në mesazhin e tij.

“Në emër të qeverisë së Kanadasë, shpreh urimet e mia më të mira për këdo që feston ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, e mbyll ai urimin e tij.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb