Kryeministri i Malit të Zi të hënën shpalli vendin “pa koronavirus”, një lëvizje kjo vitale për industrinë e tij të turizmit, 69 ditë pasi raportoi rastin e tij të parë dhe pas 20 ditësh pa asnjë të tillë.

Mali i Zi ka raportuar 324 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19 dhe nëntë vdekje.

“Beteja me një virus kaq të egër është fituar dhe Mali i Zi tani bëhet vendi i parë pa koronavirus në Evropë”, citohet të ketë thënë kryeministri Dushko Markoviq.

Vlada Crne Gore
Vlada Crne Gore

Siç bëhet e ditur më tej, Markoviq filloi konferencën për shtyp duke hequr maskën e fytyrës.

Në fillim të marsit, republika Ballkanike prej 620,000 banorësh, e cila mbështetet në të ardhurat nga turizmi përgjatë bregdetit të saj Adriatik, me kufij dhe aeroporte dhe porte detare të mbyllura, mbylli shkollat dhe ndaloi tubimet publike dhe aktivitetet në natyrë për të frenuar përhapjen e virusit.

Në këtë drejtim, Markoviq tha që Mali i Zi do të hapte kufijtë për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të infeksionit për 100,000 njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb