Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Presidentja e KE uroi nga ana e saj Kovaçevskin për detyrën e re duke i uruar një punë sa më të suksesshme.

Nga ana e tij Kovaçevski u shpreh se integrimi europian mbetet një prioritetet kryesore të qeverisë së re.

Po ashtu vizita e fundit te kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup, u vlerësua si një hap pozitiv, ndërsa kryeministri Kovaçevski, rikonfirmoi qëndrimet e shtetit për gjuhën dhe identitetit maqedonas.

Ndërkohë Von der Leyen tha se Brukseli mbështet dialogun mes dy vendeve dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb