“Shpresoj që futbolli të rinisë”. Fjalët e Pedro Sançezit, kryeministrit të Spanjës, kanë qenë si një muzikë e bukur në veshët e klubeve të La Ligas. Sançez ka qenë i pranishëm në një takim mes klubeve të futbollit dhe Federatës Spanjolle të Futbollit, ku ka dhënë edhe mendimin e tij rreth çështjes delikate që ka vënë në dilemë shumë qeveri të vendeve europiane.

“Do të jenë ligat e futbollit dhe federata ato që do të vendosin për këtë çështje. Ajo që mund t’ju them sot është se kur rinisë, do të luhet me dyer të mbyllura. Kemi lejuar stërvitjet individuale, ndërsa për sportet në skuadra shpresojmë të jëtë e mundur sa më shpejt një gjë e tillë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb