Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan nuk e ka toleruar cilësimin e  kryeministrit italian, Mario Draghi si diktator duke iu kthyer ashpër.

Erdogan fillimisht ka dënuar gjuhën e Draghit duke theksuar se është pamaturi totale dhe mungesë edukate.

Po ashtu Erdogan i kujton Draghit se ai është kryeministër i emëruar dhe jo i zgjedhur nga populli.

Komentet e kryeministrit italian erdhën disa ditë më parë gjatë një gafe në takim, ku Erdogan dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michuel u ulën në vendet e tyre, por nuk kishte vend për Presidenten e KE, Ursula Von der Leyen  e cila u la mënjanë në kolltuk. Për këtë Draghi akuzoi drejtpërdrejt Erdoganin.

Pas marrëdhënieve Francë-Turqi, tashmë Erdogan paralajmëron një krisje të marrëdhënieve edhe me Italinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb