Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida deklaroi sot se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Japonia, si i i vetmi vend i sulmuar nga armët atomike, është shprehur vazhdimisht kundër armatimeve bërthamore. Kishida, i cili përfaqëson Hiroshimën në parlament, vizitoi memorialin dhe muzeun e paqes të qytetit të shtunën me të dërguarin e SHBA-ve, Rahm Emanuel.

“Kur përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia është gjithnjë e më real, unë besoj se vizita e ambasadorit Emanuel në Hiroshima dhe përvoja e tij për të parë realitetin bërthamor do të bëhet një mesazh i fortë për shoqërinë ndërkombëtare. Unë besoj se vizita jonë ishte kuptimplotë”, tha Kishida për transmetuesin publik NHK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb