Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e degës 2 në Tiranë teksa ka folur në lidhje me protestën e nesërme në Tiranë teksa ka thënë se demokratët do e kenë betejën me kryeministrin Rama të cilin e cilësoi si “kryeministri mafioz i shqiptarëve”, ose ndryshe “The Prime Thief of Albania”.

Berisha shtoi më tej se Rama e ka humbur toruan pasi nuk merret me samitin por me postblloqe dhe me bllokime rrugësh e sheshesh për ditën e nesërme.

Ai tha më tej se ai kërkon ta paraqesë Shqipërinë në sytë e evropianëve si Bjellorusia apo Kuba, një shtet ku njerëzit janë të shtypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë.

“Sot jemi mbledhur për protestën e nesërme në orën 12 për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike saqë edhe ata që mik presin samitin, këtë ngjarje të rëndësishme për vendin kanë harruar samitin dhe merren me protestën tonë. Kjo është e vërteta.

Ata e kanë frikë samitin se kanë frikë vlerat e Europës. Ata çdo lloj drite i tmerron, ndaj dhe po të keni vënë re ju ai që mund ta quaj me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve, që mund ta quaj ‘The Prime Thief of Albania’. Ai e ka humbur toruan dhe nuk bën gjë tjetër vetëm merret me postblloqe, këtë rrugë do e bllokojmë, etj, etj.

Nesër ne betejën e kemi me këtë person dhe qëndrimet e tij, po me përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqiprinë sikur është Bjellorusia apo Kuba, sikur është një vend ku njerëzit janë të shtypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë. Mirëpo ne kësaj përpjekjeje të neveritshme do t’i japim nesër përgjigjen më të fuqishme. Jam këtu për të ftuar demokratët e degës 2 të PD-së dhe gjithë qytetarët shqiptarë, në emër të idealeve tona demokratike të dalim nesër në shesh për të ngritur zërin tonë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: