Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban shpalli fitoren në zgjedhjet kombëtare të së dielës, duke pretenduar një mandat të katërt, pasi numërimi ende i paplotë i votave tregoi një epërsi të fortë për partinë e tij të krahut të djathtë.

Në një fjalim 10-minutësh para zyrtarëve dhe mbështetësve të partisë Fidesz në një ngjarje të natës zgjedhore në Budapest, Orban iu drejtua një turme duke brohoritur “Viktor!” dhe deklaroi se ishte një “fitore e madhe” për partinë e tij. “Ne fituam një fitore kaq të madhe sa mund ta shihet nga hëna, dhe sigurisht që mund ta shihni nga Brukseli”, tha Orban.

Ndërsa votat ishin ende duke u numëruar, dukej qartë se pyetja nuk ishte nëse partia Fidesz e Orbanit do të merrte zgjedhjet, por sa shumë. Me rreth 91% të votave të numëruara, koalicioni i udhëhequr nga Fidesz i Orban kishte fituar 53%, ndërsa një koalicion opozitar pro-evropian, “Bashkuar për Hungarinë”, kishte pak më shumë se 34%, sipas Zyrës Kombëtare të Zgjedhjeve.

Dukej r që Fidesz do të fitonte një tjetër shumicë kushtetuese, duke e lejuar atë të vazhdojë të bëjë ndryshime të thella të njëanshme në Hungari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb