BUKURESHT– Prokurorët së bashku me Drejtorinë Kombëtare Antikorrupsion (DNA) kanë dërguar sot në gjykatë kryeministrin, Victor Ponta, të cilin e akuzojnë për korrupsion për rastin “Rovinari-Turceni”, ben me dije Agerpres.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, DNA-ja deklaroi se Ponta ishte dërguar në gjykatë për 17 akuza për falsifikim të dokumenteve me një firmë private, bashkëpunim në evazionin e vazhdueshëm fiskal dhe pastrim parash, gjatë funksionit si avokat dhe përfaqësues ligjor i firmës ligjore të tij “Victor-Viorel”.

Të dërguar në gjykatë për të njëjtën çështje janë edhe Dan Sova, i cili është nën vëzhgimin e gjykatës, avokat kordinues në studion ligjore “Sova and Associates”, Laurentiu Ciurel, drejtori i përgjithshëm i korporatës energjetike “Rovinari SA”, në kohën kur janë kryer veprat penale, Dumitru Cristea, drejtori i përgjithshëm i korporatës energjentike “Turceni” në kohën e kryerjes së veprës penale si edhe Octavian Laurentiu Graure, menaxher ekonomie i korporatës “Turceni” në kohën e kryeres së veprës penale.

Sipas DNA-së, tetor 2007- dhjetor 2008, Victor Ponta ka falsifikuar 17 fatura ku janë përmendur rrethana të paqëna, për të cilat ai kishte deklaruar se kishte ofruar shërbimin ligjor bazuar në konventës së korporatave, të nënshkruar me Studion e Avokatisë të Çështjeve Civile “Sova and Partners”.

Secila faturë u arkëtua pas lëshimit dhe regjistrimit në shërbimin kontabël të të dy studiove ligjore, praktikës së të drejtës private dhe studios së avokatisë. Për aktivitetet e supozuara në bashkëpunim se janë kryer gjatë periudhës tetor 2007- dhjetor 2008, “Sova and Partners” kallëzoi shumën 18 143 998 lei, e barasvlefshme me 17 fatura të lëshuara këto nga Ponta.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: