Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka zhvilluar një takim me homologun kroat Andrej Plenkoviç, ku edhe kanë biseduar për sulmet ruse në Ukrainë.

Sanchez gjithashtu është shprehur se Bashkimi Europian dhe NATO duhet të mësojnë nga kjo luftë, dhe sidomos nga rrëzimi i dronit në Zagreb.

“Ne duhet të mësojmë diçka për këtë rrezik dhe gabim të mundshëm sepse po përballemi me një situatë të vështirë. Është një kërcënim serioz për të gjithë aleatët. Ne duhet t’i monitorojmë nga afër këto situata. Është e rëndësishme që të kryhet një hetim”, ka thënë ai duke shprehur solidaritetin me Kroacinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb