Irani përjashton rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për sa kohë që bllokada amerikane e porteve iraniane mbetet në fuqi, tha kryetari i parlamentit të hënën. Bayer Ghalibaf, negociatori kryesor i Iranit, tha në një postim në Platformën X se një armëpushim i plotë ka kuptim vetëm nëse nuk shkelet nga bllokada amerikane e porteve iraniane.

Hapja e Ngushticës së Hormuzit është “e pamundur” me një “shkelje kaq flagrante të armëpushimit “, shtoi ai.

Më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Irakut, Esmail Baghaei, tha se “vlerësonte” përpjekjet e Pakistanit për t’i dhënë fund luftës, por nuk komentoi mbi zgjatjen e armëpushimit të vendosur në mënyrë të njëanshme nga Uashingtoni.

Kur u pyet nga gazetarët në lidhje me kërkesën e ndërmjetësve pakistanezë për të zgjatur armëpushimin – të cilin Donald Trump e pranoi para se të skadonte – zëdhënësi u kufizua duke përshëndetur përpjekjet e Pakistanit dhe duke theksuar se Republika Islamike po merrte “masat e nevojshme për sigurinë” e vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb