Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin duhet të shqetësohet për sigurinë e tij, referuar kryengritjes së dështuar në Rusi.

“Po të isha Prigozhin, do të isha shumë i shqetësuar. NATO ka një politikë të dyerve të hapura; Rusia ka një politikë të dritareve të hapura. Dhe ai duhet të jetë shumë i fokusuar në këtë”, tha Blinken në Forumin e Sigurisë Aspen në Kolorado.

Gjatë muajit që lamë pas, Wagner tentoi një kryengritje, e cila dështoi dhe u zgjidh me një marrëveshje pas ndërhyrjes së liderit bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb