ITALI

Policia italiane ka vënë në pranga 12 shqiptarë, që akuzohen për grabitje dhe vjedhje apartamentesh në disa zona të Italisë. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë të moshave nga 20-47 vjeç.

Arrestimi i 12 shqiptarëve është kryer në zonën e Firences, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e të shkuarës së tyre. Njëmbëdhjetë të arrestuarit përfunduan në burg dhe njëri prej tyre u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Aksioni i policisë është ndërmarrë pas shtimit të rasteve të vjedhjeve. Siç raportojnë mediat përtej Adriatikut, brenda një kohe të shkurtër janë shënuar 29 vjedhje banesash gjatë kohës kur pronarët e tyre ishin në gjumë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb