Ish-ministri Aldo Bumçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD, ka reaguar pas vendimit të kryesisë për përjashtimin e përhershëm të tij.
I ftuar në emisionin ‘Dita Jonë”, ai ka thënë se nuk e njeh këtë vendim të kryedemokratit Lulzim Basha, e sipas tij, ai ka humbur përjetë demokratët me këto akte që po bën.
“Unë nuk jam i pezulluar. Basha nuk ka lidhje më me PD-në. Lulzim Basha nuk njohu gati 5000 firma të delegatëve të partisë që mbushën stadiumin. Sot, ai është njeriu i Edi Ramës. Është një ditë e keqe për demokracinë që të arrijmë që qeveria të kontrollojë opozitën. Pa Edi Ramën, Basha nuk do të qëndronte në zyrë, e mbrojti ndërhyrja brutale e policisë së shtetit. Lulzim Basha, sot është Edi Rama, por që do të kontrollojë godinën e PD-së. Demokratët i ka humbur përjetë, nuk ka lidhje me PD-në, është politikisht i vdekur. Nuk del do të bëjë një mbledhje”, u shpreh Bumçi.
(BalkanWeb)