TIRANË

Me një fjalim të pazakontë, nënkryetarja e PD-së Grida Duma, shprehu mbështetjen ndaj kryedemokratit Basha, por theksoi se mbështetja pa kushte ndaj tij përfundon sot. Me tone të ashpra Duma iu drejtua ish-kryeministrit Berisha ndërsa tha se për pleshtin e halleve të tij, nuk mund të djegim sot jorganin e partisë.

“Kujt ia tregon Berisha amb sovjetik dhe vendos një paralele të turpshme mes tij dhe SHBA.
Kurrën e kurrës në emrin tim, e tuajin. Kujt ia tregon korruptimin e qeverisë amerikane dhe në emër të kujt flet ai. Kjo aukë monstruoze nuk mund të legjitimohet as me logon e vjetër të PD as me sedrën e vrarë të kryeatrit të vjetër të PD.

Flet ai për pabesi besëprerje, unë nuk e di c besë i ka dhënë basha berishës, duke vendosur interesin e PD mbi interesin personal të gjithesëcilit dhe te berishës por di që nuk është shkelur interesi dhe as statuti i PD duke e pezulluar.

E kemi mbajtur majë kokës Sali Berishën. Nuk ia kemi borxh të na katandisë në një sekt dumbabist antiamerikan. I ka shumë borxhe demokratëve të thjeshtë që për 30 vjet nuk kanë marrë asgjë nga PD
Dua ta them që mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund ashtu sot.

Kushti im për të të mbështetur është të hapësh sytë veshët ndaj gjithë demokratëve, ta lëmë verbërinë 8 vjecare e të shohim nga vetja sepse duhet të jeni ju të na coni në fitore përtej Edi Ramës.

Duhet harruar se si mund ta mundim Ramën me të njëjtin bunker që ka ndërtuar ai me PS. Unë sot jam me Lulzim Bashën, por nga sot Basha duhet të jetë me të gjithë demokratët pa përjashtim. Boll më që për pleshtin e interesit personal të Sali Berishës nuk do djegim jorganin e partisë. Mos merremi më me Berishën ta lëmë ‘në shejtaninë e vet’ do kishte thënë Fishta.

I garantoj demokratët që në asnjë hap të gabuar nuk do lë asgjë të gabuar pa ta thënë publikisht e hapur.
Fakti që Berisha i vuri gjoksin cdo plumbi potencial ndaj Bashës, menjëherë pështyu mbi ëmbëlsirën për Bashën dhe pas cdo humbje është kulmi i kësaj hipokrizie. Unë e ju nuk jemi në këtë parti për të ngushëlluar humbësit, por për të fituar zgjedhjet.” u shpreh Duma.

Fjala e Plote:

Të nderuar demokrate dhe demokratë, 

Unë  dhe ju jemi sot këtu, sepse këtu duhet të jetë cdo democrat I përgjegjshëm për misionin e Partisë Demokratike.

Unë nuk mund të isha kurrësesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës, megjithese ndjej keqardhje te madhe njerezore, per damkosjen e  tij me vulen e listes se zeze te Shteteve te Bashkuara.

Por unë nuk jam ketu kurresesi per t’u bere maska antizhgenjim e Lulzim Bashes.

Ishin pasojat e gabimeve e dobesive tona dhe  padiskutim dhe të kryetarit tonë qe i cuan ne ate miting  qindra demokrate te inatosur me  gjendjen e familjes sonë politike.

Kam qenë  me syte dhe veshet e hapur ndaj atyre demokrateve atje, qe nuk shkuan ne ate miting per te luftuar Ameriken bashke me Sali Berishen. Jo! Disa shkuan atje per te larguar kryetarin, permes kryengritjes teresisht personale dhe thellesisht anti-amerikane te  Berishes. Sali Berisha ishte mjeti, jo qellimi i tyre dhe kjo parti duhet ta beje qellim të sajin  madhor, kthimin e atyre demokratëve nga rruga e verber e karshillekut provincial ndaj Shteteve te Bashkuara.

Ky eshte viti 2021, nuk eshte viti 1914 dhe Shqiperia nuk mund te kthehet 100 vjet mbrapa, hipur mbi mushken e marrezise haxhiqamiliste.

Syte e mi sot e ndajne qartesisht ish-kryetarin Berisha nga ata demokrate qartesisht te revoltuar me lidershipin. Veshet e mi e ndajne qartesisht klithmen e deshperuar te Sali Berishes, nga deshperimi i atyre demokrateve te inatosur me lidershipin.

Troç fare une me zemer isha dhe jam edhe me ata demokratë, jo me Sali Berishen, po me ata demokrate te cfilitur nga humbjet e njepasnjeshme perballe regjimit te Edi Rames.

Ndersa me mendje une jam sot ketu, jo per Lulzim Bashen, po me keta delegate dhe me te gjithe demokratet e thjeshte, qe nuk e konceptojne dot Partine Demokratike nen hijen e listes se zeze te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Ama nese per hater te Sali Berishes une nuk mund ta imagjinoj dhe jo me te kontribuoj per nje PD ne perplasje me Shtetet e Bashkuara, as per hater te aleances se patjetersueshme me Shtetet e Bashkuara, une nuk mund ta ndjek dot me syte e me veshet mbyllur Lulzim Bashen. Keshtu qe do u beja thirrje te gjitheve qe te mos i kthejme Shtetet e Bashkuara ne nje sinonim te  Bashes dhe as demokratet e foltoreve ne sinonim te konvulsionit anti-amerikan te Berishes.

Thënë këtë ne nuk jemi këtu per te kontestuar legjitimitetin e kryetarit, as per te te kerkuar doreheqjen.

Dorëheqjen, ndoshta  duhet ta kishte konsideruar  atëherë kur në  fakt Sali Berisha jo vetem nuk ia kerkoi, po  doli me vrap ne krah të tij dhe bashke me TË dolem ne krah qe te gjithe ne ketu;  bashke me ata qe u turren te te ngrene gijotinen ne fushen e stadiumit).

Ta dhame voten perseri  pa te thene as gjysem fjale pasi nuk i fituam zgjedhjet.

Keshtu kemi gabuar qysh nga viti 2013! Prandaj ky absurd erdhi ne kete pike, ku ti na dole humbes vetem tani qe Sali Berisha humbi fytyren ne bojen e zeze te vules non grata.

Pordo s’do Sali Berisha, ti je kryetari legjitim i Partise Demokratike dhe mitingu i dhimbshem i 11 dhjetorit nuk e ndryshon dot kete fakt.

Pavaresisht pranise atje te atyre delegateve te kuvendit qe votuan shkarkimin Bashes (askush s’e di numrin e tyre te sakte, po shumica e delegateve nuk nishin atje, sepse jane sot ketu), ai miting ishte dhe mbetet nul nga pikepamja ligjore, formale, statutore.

Por ama asnje nga arsyet qe i cuan atje ata demokrate, nuk ishte dhe nuk behet dot nul nga pikepamja morale, politike dhe strategjike per Partine Demokratike.

Sepse po, ne nuk kemi arritur të fitojmë disa  here rresht pavarësisht masakrave zgjedhore ose dhe prej masakrave zgjedhore.

Sepse po, duhet te mbaje te njejten linje parimore te PD-se, sic beme me non gratat e meparshem kur me sekonda nxorre deklaratat per perjashtim nga politika dhe jo te beje parimorin me non gratat e kampit kundershtar, ndersa me non graten e kampit tone tw shmangeshim.

Sepse po, ne duhet te ballafaqoheshim me faktin zgjedhor, jo duke u fshehur pas masakrave zgjedhore bashke me Sali Berishen – qe tete vjet rresht t’u be mburoje dhe kurre nuk e tha nje fjale kritike per ty derisa iu prek interesi personal.

Ti duhet te ballafaqoheshe me faktet zgjedhore duke i analizuar ato me dinjitetin intelektual  dhe duke ndertuar nje model lidershipi demokratik, gjitheperfshires, strategjik. Model moral ne radhe te pare.

Sepse po, ne duhet te benim skuadra deputetesh perfaqesuese me pelqimin e demokrateve te bazes.

Sepse po, ti duhet te krijoje hapesire per te gjitha vlerat e figurat e krijuara ne vite nga kjo parti, jo forume gjysmake ne kerkim te servilizmit te anetareve te tyre.

Por ja qe ne kete sherr brenda familjes, paradoksalisht tik e sot nje avantazh te madh zoti kryetar!

Sepse ti je me i pafajshmi ne kete mes dhe pikerisht Sali Berisha eshte fajtori me i madh mes nesh, qe sjemi te gjithe sidoqofte me fajtore se sa ti.

E perseris, nga pikepamja njerezore une ndjej keqardhje te madhe per damkosjen e tij fatale. Nuk e hedh poshte kurre miqesine pa interes me te edhe pse e di qe nga sot miqesia e tij pa interes me mua, mund te behet armiqesi klasore ndaj meje. Por nuk me tremb kjo aspak, sic nuk me tremben po me bene te qesh me keqardhje, sulmet vulgare te hienave te tij ndaj meje qekur te dola ne krah të demokratëve  dhe jo atij ne kete perplasje te interesit te tij personal me interesin e Partise Demokratike.

Partia Demokratike nuk e ndihmon dot Sali Berishen, duke bere harakirin ku ai na ftoi t’i bashkohemi. Sepse Sali Berisha nuk ka me asgje per te humbur, ndersa Partia Demokratike nuk mund te humbase çdo gje per te ngushelluar egon e pakufishme te tij.  Per me teper, une nuk mund ta amnistoj dot ATË nga faji i tij me i pajustifikueshem.

Duke kerkuar ndjese foltore me foltore pse mbeshteti Lulin, ai nuk e shlyen dot fajin per faktin se kurre nuk e hapi gojen per ta kritikuar  Bashen. Perkundrazi, sa here Sali Berisha hapi gojen, tete vjet rresht, ai vetem e mbrojti  Lulzim Bashen nga cdo vranesire e motit politik, duke krijuar boterisht idene se Lulzim Basha ishte zgjedhja e tij e paprekshme. Kurre asnje vranesire humbjesh apo deshtimesh, nuk u kthye ne rrebesh mbi koken e kryetarit tone, sepse Berisha ishte rrufepritesja e plotfuqishme mbi catine e zyres se tij.  Madje ishte Berisha që vrapoi i pari te shpallte masakren zgjedhore pas humbjes se 25 prillit, duke e shpallur  Bashen nje fitimtar te vjedhur.

Por akoma me keq, duke kerkuar ndjese foltore me foltore pse e mbajti ne supe Lulzim Bashen, ai nuk e shlyen dot kurre fajin e stermadh te abuzimit me ndjenjat e me respektin e demokrateve ndaj tij, per ta kthyer Partine Demokratike ne nje foltore turpi kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Kujt ia tregon Sali Berisha ambasadorin sovjetik dhe ne emer te kujt ai merr persiper te vendose paralelen e turpshme mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve te Bashkuara?

Kurren e kurres ne emrin e gjenerates qe shembi diktaturen dhe te demokrateve qe frymezimin e gjejne tek Amerika, jo tek foltoret me dumbabiste te mbledhur ne hotelet e Amerikes per t’i bere hosana Sali Berishes. Kurren e kurres ne emrin e Partise Demokratike. Kurren e kurres ne emrin tim dhe ne emrin tuaj.

Kujt ia tregon Sali Berisha korruptimin e qeverise amerikane dhe ne emer te kujt flet ai, duke e akuzuar Departamentin e Shtetit si vegel te mafies  sikur po flet per nje qeveri te korruptuar te Amerikes Latine dhe jo per Shtetet e Bashkuara te Amerikes?

Kurren e kurres kjo akuze monstruoze ndaj Shteteve te Bashkuara nuk mund te legjitimohet as me vulen e vjeter te PD-se, as me logon e vjeter te PD-se, as me sedren e vrare te kryetarit te vjeter te PD-se.

Kujt ia tregon Sali Berisha dhe ne emer te kujt tjeter pervecse te interesit te tij krejt personal, flet ai per pabesine, beseprerjen apo shkeljen kanunore te Lulzim Bashes ndaj lirise, sovranitetit, demokracise? Une nuk e di cfare bese i ka dhene Lulzim Basha Sali Berishes dhe as nuk e kuptoj cilin nen te kanunit ka shkelur Lulzim Basha, duke vendosur me ne fund interesin e Partise Demokratike mbi interesin personal te Sali Berishes. Por une di qe kurren e kurres nuk eshte shkelur as interesi dhe as statuti i Partise Demokratike, duke e pezulluar Sali Berishen nga Grupi Parlamentar i saj.  Sali Berishen Partia Demokratike dhe te gjithe ne, e kemi mbajtur ne maje te kokes si nje idhull absolut dhe nese dikush i ka borxh dikujt, per kete plage te madhe qe iu hap PD-se, me siguri nuk jemi ne qe ia kemi borxh Sali Berishes, qe te na katandise NGA nje parti demokratike, ne nje sekt dumbabist antiamerikan. Mbase as Sali Berisha nuk i ka asnje borxh askujt prej nesh, te zgjedhurve te PD-se.

Po padiskutim ai i ka shume borxhe demokrateve te thjeshte, qe e mbajtn ne maje te kokes 30 vjet dhe ndryshe nga ne, NUK perfituan kurre asgje prej kesaj partie, prandaj nuk ka pse i merr zvarre me vete ne humneren e egoizmit te tij pa limit.

Kryetar! Dua te ta them sot ne sy te ketyre burrave e grave, se mbeshtetja ime pa kushte per ty, ka marre fund bashke me respektin tim pa kushte per autoritetin moral te Sali Berishes ne Partine Demokratike.

Kushti im per te te mbeshtetur ty me tutje eshte qe ti te hapesh syte dhe veshet, ndaj gjithe atyre demokrateve qe jane pasoja e gjalle e verberise dhe shurdherise  te derisotme.

Kushti im per te te mbeshtetur ty me tutje eshte qe të lemë pas verbërinë tetevjecare te vetëm gjemave e  masakrave dhe te  SHIKOJMË NGA VETJA NE RADHE TE PARE, sepse duhet të jeni  JU  qe  na coni ne fitoren mbi Edi Ramen. Kushti im per te te mbeshtetur ty me tutje eshte qe duhet harruar tanimë se mund ta mundim Edi Ramen me të njëjttin model, duke e kthyer partine ne bunker sic e ka bere ai PS per veten e tij.

Une sot jam me Lulzim Bashen po nga sot Lulzim Basha duhet te jete me te gjithe demokratet, pa perjashtim, pervec Sali Berishes.

Te cilit ia them ketu sot dhe mund t’ia them neser ne sy kudoqofte, se per mua e ka humbur jo vetem autoritetin moral mbi te djathten shqiptare po edhe të drejtën për të qënë gjasme kritiku i saj. Sepse duke vene interesin e tij krejt personal mbi interesin me strategjik te Shqiperise dhe te PD-se po e po, eshte kthyer ne nje manipulator ndjenjash njerezore te atyre qe vetem jeten nuk dhane per te 30 vjet. Boll! Per pleshtin e interesit te tij personal nuk mund te digjet jorgani i vlerave esenciale te kesaj familjeje politike.

Prandaj le te mos merremi me Berishen me tej.

Le ta leme ne shenjtnin e tij sic thote Migjeni a ne shejtanine e tij sic mund te thoshte Fishta. Dhe le te merremi me pikerisht arsyet qe ai perdor per manipulimin e tij,  qe t’i marrim demokratet e stadiumit mbrapsht nga rruga e  humneres personale te Sali Berishes dhe te marrim perpara Edi Ramen megjithe regjimin e tij te korruptuar.

Udhehiq Lulzim Basha dhe une te garantoj te gjithe mbeshtetjen time ne cdo hap.

Por po ashtu i garantoj te gjithe demokratet, keta te ketushmit dhe ata te atjeshmit, se ne asnje hap te gabuar, une nuk e mbeshtes me Lulzim Bashen pa ia thene ne sy te tyre publikisht ate qe mendoj.

Sistemi i hipokrizise qe qw wshtw ngritur ne kete parti, me moton “ beni si them une mos beni si bej une, duhet shembur me forcen e fjales, arsyes, sinqeritetit dhe vendimmarrjeve realisht kolegjiale. Fakti qe Sali Berisha i vuri gjoksin cdo plumbi potencial drejt Lulzim Bashes direkt pas humbjes, ndersa direkt pasi mbi te Lulzim Basha ushtroi te drejten e pezullimit te tij nga grupi per arsye te nje force madhore, Sali Berisha peshtyu mbi tere embelsirat qe kishte shperndare per Lulin pas cdo humbjeje, eshte kulmi i ketij sistemi hipokrizie.

Pa e asgjesuar kete sistem, duke i treguar vendin qe i takon Sali Berishes dhe duke i treguar te verteten qe i duhet thene Lulzim Bashes, ne do ta kemi të vështirë të fitojmë.

Ju dhe Une nuk jemi ne kete parti per te ngushelluar humbesat e zgjedhjeve apo te zgjidhjeve , po per te fituar zgjedhjet duke gjetur zgjidhjet bashke me te gjithe demokratet.

Dhe së bashku do t’i gjejmë.   Rroftë Partia Demokratike!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb