Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Në ceremoninë në nder të Dëshmorëve të Atdheut, kryebashkiaku Veliaj vendosi një kurorë me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”, në shenjë mirënjohjeje ndaj atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Nderime në ditën e Dëshmorëve zhvilluan edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj, e figura të tjera të politikës, deputetë dhe drejtues të pushtetit lokal.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb