Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se në takim merr pjesë edhe kreu i PDIU Shpëtim Idirizi

Mësohet se krerët e partive opozitare po zhvillojnë takimin në selinë e PD-së ku po diskutohet për reformën zgjedhore por jo vetëm. Ndërkohë që në PD ndodhen edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në këshillin politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët pritet t’i bashkohen së shpejti takimit me ambasadorët në rezidencën e ambasadës së SHBA.

Kujtojmë se kryefjala e këtyre ditëve është çështja e reformës zgjedhore, për të cilën deri më tani nuk është gjetur arritur në një konsensus mes palëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb