Pas zhgënjimit të tretë radhazi në Kupën e Botës, u bë e qartë se Gjermania kishte nevojë për ndryshim. Jo thjesht për një ndryshim, por për një transformim të plotë: sistemik, të brendshëm, të jashtëm, në çdo aspekt. Disa analistë të njohur kanë dhënë mendimet e tyre për këtë çështje.
“Besoj se Xhoshua Kimish, Leon Goretzka dhe Leroj Sané nuk duhet të kenë më rol në kombëtare. Në pesë turnetë e fundit nuk kemi shkuar kurrë më larg se çerekfinalet dhe në tre Kupat e fundit të Botës nuk kemi kaluar as fazën e 1/16. Pse duhet të jetë ndryshe pas dy vitesh nëse ata vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit?”, tha Didi Haman.
Mario Basler mund të mos jetë ende gati ta largoj menjëherë Kimishin, por ai beson se fundi i tij në kombëtare po afrohet.
“Duhet të ketë një pastrim të vërtetë. Për mua nuk ka asnjë dyshim se katër ose pesë lojtarë nuk kanë më vend në ekip, përfshirë edhe kapitenin tonë. Xhoshua Kimish duhet ta kuptoj gradualisht se nuk ka më të ardhme në kombëtare. Leroj Sané, Antonio Rudiger dhe Paskal Gros janë lojtarë që, sipas mendimit tim, nuk kanë më vend në ekipin kombëtar”, deklaroi Basler.
“Na duhet një fytyrë krejtësisht e re, me lojtarë të rinj dhe të etur për sukses. Nuk kemi më nevojë për lojtarë që e kanë kaluar kulmin e tyre. Xhoshua është thjesht shumë i ngadaltë. Koha nuk ndalet për të dhe ai vetëm sa do të bëhet edhe më i ngadaltë. Mendoj se edhe Bajerni do të ketë problem në të ardhmen nëse vazhdon të mbështetet te Xhoshua në pozicionin e numrit 6. Ai është shumë i ngadaltë dhe i dobët në duele.”
Ndërkohë, Lotar Mateus mbajti një qëndrim të kundërt, duke mbështetur idenë që Kimish të vazhdoj të jetë pjesë e Gjermanisë. “Edhe pse nuk zhvilloi një Kupë Bote të mirë, unë ende e shoh Xhoshua Kimishin si figurë kyçe dhe kapiten nën drejtimin e trajnerit të ri. Por ai duhet të luaj aty ku është më i dobishëm, në pozicionin ku ka më shumë ndikim. Xhonatan Tah dhe Niko Shloterbek mund të bëhen gjithashtu fytyrat e ekipit”, u shpreh Mateus.
PANORAMASPORT.AL
