Në një prej imazheve që shpërndan Elona Agolli, e bija e shkrimtarit që na la vitin e shkuar, shkruan: “Me të madhin shkrimtar Kim Mehmeti, në stendën Dritëro në festivalin ‘Ditënetët e librit’. E lumtur dhe e rrethuar nga miq të Dritëroit që askurrëherë nuk kursejnë lëvdata e kujtime që i ndajnë me mua. Ashtu si edhe i bukuri ati im, nuk kursente përgëzime e inkurajime për shkrimtarë e krijues mbarëshqiptarë”.

Nis nga ky imazh, një kthim pas në kohë, për të mësuar për një miqësi të hershme që zuri fill nga talenti.

Kur në vitet 1990, Dritëro Agolli u pyet për tregimin shqiptar të atyre viteve, e përmes tij për letërsinë e kohës, mes emrave që përmendte, ishte Kim Mehmeti. “Tendenca më e ndjeshme e tregimit të botuar në kohën e sotme veçanërisht e të rinjve si Ridvan Dibra, Lazër Stani, Andi Bejtja dhe Kim Mehmeti është prezenca e esesë apo e gjykimit filozofik mbi faktin artistik dhe shpënia apo shtyrja e rrëfimit drejt lakonizmit, drejt shtrydhjes së portokallit të ngjarjes për të marrë lëngun. Tendencë bashkëkohore dhe moderne. Doemos që tregim pa rrëfim nuk ka, as tregim pa bërthamën e çudirave të përrallës nuk ka”,-thoshte Dritëroi. Shtonte se puna është tek raporti sa më i përsosur i rrëfimit me gjykimin dhe sintezën. “Ndonjëherë si protestë ndaj status quo-së së tregimit, të rinjtë e prishin fare rrëfimin dhe e kthejnë atë në një ese apo në një traktat filozofik apo poezi. Por kjo kapërcehet. Kështu është me të rinjtë. Ndërsa të vjetrit, apo relativisht të vjetrit, ende janë të hutuar nga autocensura. Kjo autocensurë tani tek të vjetrit nuk është ideologjike, por është artistike. Ata janë mësuar të tregojnë dhe të moralizojnë. Është më e tmerrshmja autocensurë! U tremben konflikteve të forta, i tremben pasqyrimit të tragjizmit të jetës, i tremben eksperimentit artistik, druhen për të imituar të rinjtë. Tregimtarët e moshuar po nuk imituan të rinjtë, ta dini se kanë mbaruar qind për qind”, shprehej shkrimtari i njohur.

Shkrimin e plotëmund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/05/21/kim-mehmeti-mes-driteroit-e-anton-pashkut/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: