Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, e ka akuzuar ministren britanike të Punëve të Brendshme, Priti Patel, për komplot për shantazh financiar dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar detar në një mosmarrëveshje diplomatike që po thellohet rreth përpjekjeve për t’ua pamundësuar imigrantëve kalimin e Kanalit Anglez me varka.

Darmanin tha se planet e Mbretërisë së Bashkuar, të publikuara të mërkurën në mbrëmje, për t’i kthyer prapa varkat me persona në ujërat franceze nuk do të pranohen nga qeveria.

“Franca nuk do të pranojë asnjë praktikë që e shkel ligjin detar apo ndonjë shantazh financiar. Zotimet e Britanisë duhet të respektohen. Ia thashë këtë qartazi homologes sime”, shkroi ministri francez në llogarinë e tij në Twitter.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: