Kryetari i FRPD Belind Këllici me anë të një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me kthimin në auditor të studentëve.

Këllici shprehet se Ministria e Arsimit nuk ka ende ndonjë plan konkret për këtë gjë, ndërsa ngre edhe pyetjen sesi do të mbrohet jeta e studentëve.

Këllici kritikon edhe zgjedhjet e brendshme në universitet, duke thënë se ata bëhen pa praninë e pedagogëve dhe studentëve.

Postimi i Belind Këllicit:

Ndonese eshte lajmeruar se ne qershor do te kthehen nje pjese e studenteve ne auditore, ende nuk ka asnje plan konkret se si do te mbrohet shendeti i studenteve dhe pedagogeve!

Ministria e Arsimit s’ka ende asnje plan per kete ceshtje, nderkohe qe e gjithe Europa po ndermerr hapa te vegjel, duke patur prioritet kryesor shendetin e qytetareve.

Sot ende nuk e dime se:

Cilat jane masat konkrete te marra?

Si do te jete shperndarja e studenteve ne auditore?

A ka ambjente apo hapesira te mjaftueshme?

A ka numer te mjaftueshem pedagogesh per te dhene mesim ne disa auditore te se njejtes lende njeheresh?

Si do te behet dizinfektimi i ambjenteve?

Si do te veprohet me fletet e provimeve?

Nje numer i madh studentesh vijne nga rrethet dhe ende nuk dihet:

Si do te behet akomodimi i tyre neper konvikte per te ruajtur distancimin social?

Sa studente do te qendrojne ne nje dhome?

Ne vend qe tu jape zgjidhje ketyre ceshtjeve te rendesishme per shendetin e studenteve, Ministria e Arsimit e ka mendjen te kape dhe universitetet me zgjedhje farse, ne kundershtim me ligjin dhe frymen e Kushtetutes dhe ne nje kohe kur sfida kryesore ne vend eshte jeta dhe shendeti i qytetareve!

Sot shume vende kane shtyre zgjedhjet politike, sic eshte dhe rasti konkret i Maqedonise se Veriut, ndersa Ministria e Arsimit tone kerkon te beje zgjedhje ne universitet, pa studente e pa pedagoge! Kete absurd e standard vetem Rilindja mund ta arrije!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb