Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur gëzimin e rikthimit me Manchester United në “Old Trafford” me dy gola dhe fitoren ndaj Newcastle.

Portugezi thotë se stadiumi ku filloi karrierën e madhe ka qenë gjithmonë për të vend magjik pasi mund të fitosh gjithçka ke në mendje.

Ai i premton  të gjithëve se në fund do të festojnë së bashku në Manchester United.

 

MESAZHI NGA CRISTIANO RONALDO

Kthimi im në Old Trafford ishte vetëm një kujtesë e shkurtër se pse ky stadium njihet si Teatri i Ëndrrave. Për mua, ka qenë gjithmonë një vend magjik ku mund të arrish gjithçka në të cilën ke vendosur mendjen.
Së bashku me të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe me mbështetjen e mahnitshme që marrim gjithmonë nga stendat, përballemi me rrugën përpara me besim dhe optimizëm se të gjithë do të festojmë së bashku në fund.
Krenar që u ktheva te Man. United dhe duke luajtur edhe një herë në Premierligë, por mbi të gjitha, i lumtur për të ndihmuar ekipin!
Përpara, Djaj!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb