Kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Ligës së Europës i ka hapur telashe FSHF-së, e cila është detyruar të bëjë disa ndryshime në kalendar për shkak të ngjeshjes së datave të ndeshjeve.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së me një vendim qarkullues vendosi që java e 3-të e planifikuar për tu luajtur në datën 20 shtator të spostohet në 24 shtator.

Ndryshim ka pësuar edhe java e 15-të e kampionatit, e planifikuar për ty luajtur në datë 6 dhjetor do të shtyhet për në datën 10 dhjetor. FSHF bën të ditur së dy javët e spostuara do të rikuperohen gjatë vitit 2018 në datë 28 shkurt dhe 9 maj./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb