Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri ka dhënë opinionin e tij pas kualifikimit në Kupë.

“Arritëm të menaxhonim lojën edhe pse në momente të caktuara kemi gabuar, sidomos në pjesën e parë. Loja u hap, Partizani kishte raste, por edhe ne kishim shanset tona. Jemi të kënaqur me kualifikimin, që na vendos para të tjerave përgjegjësive. Duhet ti marrim ndeshjet me radhë, ti vlerësojmë në maksimum ndeshjet, sepse Vllaznia lufton në të dy frontet. E vlerësoj partizanin dhe Tiranën, por edhe Egnatian.

Ky kampionat është i fortë nuk ka shumë diferenca, por ka një garë shumë të bukur. Ne si Vllazni do të luftojmë deri në fund në të dyja frontet. Jam i kënaqur për kualifikimin, sepse Kupa ka një specifikë të veçantë. Loja nuk ka qenë në lartësinë e duhur, por këtë do ta analizojmë më pas. Duhet të përmirësohemi për ndeshjen e radhës në kampionat.

Strategjia e klubit me të rinjtë? Shkodra prodhon futbollista dhe këtë e ka treguar me kohë. Këto vitet e fundit jemi munduar që të përfshijmë të rinjtë te skuadra e parë. Jam optimist se kemi një brum të mirë, por këto janë projekte që kërkojnë kohë, janë afatgjata. Të rinjtë që luajtën sot u paraqitën shumë mirë. Ne duam që të rinjtë e akademisë të luajnë në skuadrën e parë dhe pse jo më pas klubi të përfitojë nga shitja e tyre. Duam që në të ardhmen Vllaznia të ketë sa më shumë element vendas.

Rivali i preferuar në turin tjetër? Më pëlqen kur luajmë kundër skuadrave të kryeqytetit, sepse bëhen ndeshje të bukura dhe spektakolare. Nuk kam ndonjë preferencë të veçantë, por do të ishte kënaqësi nëse ndeshjen e ardhshme në Kupë të luajmë kundër Tiranës”, ka thënë Xhaferri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb