KUBA

Teksa gjigandët botërorë janë në garë për vaksinën e COVID-19, mes tyre është futur edhe një vend i vogël komunist, Kuba.

Kuba ka miratuar vaksinën e saj të COVID-19 dhe do e testojë fillimisht tek 676 persona. Por ndërkohë që Oksfordi, Kina apo SHBA pretendojnë ta nxjerrin që këtë vit vaksinën, Kuba nuk premton diçka të tillë.

Sipas kompanisë farmacetuike BioCubaFarma, provat përfundojnë më 11 janar kurse rezultatet publikohen më 15 shkurt. Kuba e ka menaxhuar mirë pandeminë, por ditët e fundit ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb