Deputeti Flamur Noka, ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama. Në seancën e sotme plenare, Noka tha se Rama është i përfshirë në korrupsion dhe se çështja McGonigal është një çështje për të cilën duhet të japë përgjigje.

“Edi Rama duhet të tregojë nga u morë dhe nga shkuan paratë. Iu dhanë  në një parking McGonigal. Duhet të japë llogari çfarë u diskutua, Edi Rama duhet të sqarojë përse nuk ishin njoftuar institucionet. Ai vetëm thoshte po  e kam takuar. Kishte një çehre të verdhë si një i vdekur i pakallur. Rama politikisht ka vdekur dhe nuk do të jetë ë kryeministri i Shqipërisë. Para drejtësisë amerikane ai sigurisht që do të shkojë. Rama duhet të sqarojë shqiptarët këtu, se në SHBA do të japë llogari. Nëse vazhdoni kështu Rama do t’ju marrë të gjithëve në varrin politik”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb