Masazh me vajin e farës së zezë apo kalendulës është një shërbim që femrat duhet t’i bëjnë vetes për të parandaluar zhvillimin e gjendrave kancerogjene. Hebalisti Irfan Gjeci i ftuar në “Vila24” këshilloi vetëkontrollin e trupit.

“Nuk japin dhimbje e duhet të kontrollohen vetë”-thotë Gjeci ndërsa bën thirrje për mamografi pas moshës 50-vjeçare. Ai theksoi përdorimin e lëngut të karrotave, si edhe lulet e freskëta për të shpëtuar jetë e për të ndaluar një sëmundje e cila merr jetë.

Gjeci propozoi edhe masazhin me kremëra të posaçëm të cilët kanë në përbërje substanca që luftojnë qelizat kancerogjene dhe pirjen e vajin e gjembit të gomarit për të pastruar trupin nga toksinat. Në fund ai veçoi rolin që luajnë kërpudhat e Himalajeve për trajtimin e kancerit të gjirit, duke shtuar më shumë shpresat për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb