Qarku i Kukësit ka shënuar një numër tepër të vogël të pjesëmarrjes në votime, deri në orën 16:00.

Në një prononcim për “News24”, nënkryetari i KZAZ në Has, Selman Qema, ka deklaruar se deri në këtë orë kanë marrë pjesë në votime rreth 18% e popullsisë.

Sipas tij, pjesëmarrja në votim pritet të rritet në orët e pasdite, për shkak të rënies së temperaturave.

“Procesi i votimit filloi që në orën 07:00, me hapjen e të gjitha qendrave të votimit. Nuk kemi pasur asnjë problematikë.

Deri më 16:00 kanë marrë pjesë mbi 2 mijë votues, nga mbi 15 mijë që janë, pra rreth 18%. Pjesëmarrja pritet të ndryshojë në orët në vijim, me rënien e temperaturave”, tha Selman Qema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: