KORÇË

Ndalohet një 57-vjeçar dhe dhëndrri i tij të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivimi narkotikësh e armëmbajtje pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Denas”, ku në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim K.H., 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndrrit të tij shtetasit E.I., 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë.

Arme Korce
Arme Korce

Dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë kultivuar në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u gjetën dhe asgjësuan në vend me zjarr nga ana e Policisë, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasit K.H. dhe dhëndrrit të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
4 armë gjahu me municion dhe muncione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat përdoreshin nga këta shtetas për prerjen e bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb