Marash Kumbulla u dëmtua para disa ditësh në ndeshjen me Milanin, duke bërë kështu që mbrojtësi shqiptar të jetë jashtë fushave për disa muaj. Dje ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila shkoi mirë. Kumbulla ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se do të rikthehet më i fortë se kurrë.

“Ky operacion ishte hapi im i parë për rikthimin në fushë. Shkoi në mënyrën më të mirë dhe për këtë dua të falënderoj stafin mjekësor që më ka ndihmuar. Tani do të më duhet të pushoj fizikisht por në kokën time jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 100% për ngjyrat që unë mbroj. Faleminderit sërish të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë, është një ndihmë e madhe. Forca Roma”, shkruan Kumbulla.

Kumbulla

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: