Roma thyen pastër 2-0 Fiorentinën duke dalë me 3 pikë nga stadiumi Olimpik, një fitore që afron verdhekuqtë gjithnjë e më shumë me zonën Champions. Jose Mourinho i falet edhe një herë Pauolo Dybala-s, autor i një dopiete, i shërbyer dy herë në perfeksion nga Abraham.

Kjo sfidë mori një tjetër rrjedhë në minutën e 24-të teksa Dodo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në fundin e pjesës së parë, Abraham uli një top të bukur për Dybala me argjentinasin që gjeti devijimin me fat duke dërguar topin në rrjetë. Historia u përsërit sërish në minutën e 82-të ku Abraham dhuroi një tjetër asist për Dybala, me këtë të fundit që nuk shpërdoroi duke dyfishuar shifrat.

Notat Kumbulla
Notat Kumbulla

Titullar dhe 90-minuta në fushë ishte dhe Marash Kumbulla, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi një sfidë perfekte, i vlerësuar me notën 6-të. Në përfundim të sfidës, edhe Mourinho foli për paraqitjen e Kumbullës:

“Kumbulla është një profesionit i vërtetë, është përgjigjur gjithnjë në nivel të lartë se sa është thërritur në apel”, u shpreh Mou.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb