Gazetari Erion Shkambi, i ftuar në “Botërori Amerikan” u shpreh se Kupa e Botës do të kthehet në Europë. Sipas tij, ky kompeticion i madh do të fitohet nga Franca.

“Franca që kur ka patur probleme me Benzemanë, zhgënjeu.  Unë besoj se Kupa e Botës kthehet në Europë.

Franca është ekipi më i mirë, e vështirë që t’u gjesh një pikë të dobët.  I vetmi diskutim dyshja e mesfushës, në mesfushë e lartë janë super-ekip, kanë alternativa pafund. Mbetet të shihet si do jetë Mbappe-ja. Franca ka një element më shumë, bëhet fjalë për Olise”.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: