Një nga aktivistet gjatë fjalës para Kryeministrisë tha se kjo protestë i ka prishur gjumin qeverisë.
Ajo deklaroi se ndërkombëtarët mbështesin protetsën dhe përsëriti thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe abrogimin e ligjeve që kanë sjellë shkatërrimin e ekosistemeve.

“Qëndresa jonë është historike dhe ndër më të bukurat, kaq fisnike dhe kaq paqësore i ka prishur gjumin qeverisë.

Ndërkombëtarët janë me ne dhe do të jenë me ne, disa janë këtu e disa do të vijnë në vijim.
Kërkojmë shfuqizimin e ligjit pasi është nëna e të gjitha të zezave.
U themi europianëve se kur cenohet ekosistemi i Shqipërisë, cenohet edhe ai i BE-së”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb