Nuk do t’i nënshtrohen karantinës, por duhet të paguajnë një gjobë të kripur. Kjo është ajo me të cilën do të duhet të përballen Jadon Sanço dhe Manuel Akanji, dy lojtarët e Borusias së Dortmundit që u zunë mat te berberi nëpërmjet rrjeteve sociale, duke shkelur protokollin e parashikuar nga federeta gjermane.

DFL, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se të dy lojtarët janë ndëshkuar. Asnjë masë për Borusian e Dortmundit, që u cilësua jopërgjegjëse për atë ça ndodhur, ndërs dy lojtarët janë gjobitur me 10 mijë euro secili.

“Nuk ka asnjë dyshim – shkruan DFL në komunikatën e saj -, që edhe lojtarët profesionistë duhet të qethen, por duhet ta bëjnë duke respektuar normat dhe protokollin”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb