Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shkruan në “Facebook” se SPAK e ka për detyrë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet.

Sipas Dukës, kur bëhet fjalë për votën, kjo mazhorancë kapet përherë me “zog” në dorë. Më tej, Duka paralajmëron se opozita do ta bëjë betejën deri në fund, për të çliruar zgjedhjet.

“Asgjë e re nga fronti i vrasësve të zgjedhjeve. Kur bëhet fjalë për votën, kjo mazhorancë, kapet përherë me ‘zog’ në dorë. Kur e ardhmja shitet dhe blihet për njëzet mijë lekë të vjetra, çmimi për ta fituar atë mbrapsh, do të jetë shumë i lartë.

Ne si opozitë e kemi bërë dhe do ta bëjmë këtë betejë deri në fund, por për çlirimin e zgjedhjeve duhet më shumë se kaq. Kërkohet që gjithë shoqëria të reagojë, të përçmojë dhe dënojë akte të tilla, të frymëzuara nga partia-shtet. Prokuroria, sidmos SPAK, e ka për detyrë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet. Nuk ka më kohë, as justifikime, nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa të bëni detyrën tuaj!”, shkruan Duka.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb