Një moment i veçantë u shënua gjatë protestës së 31-të qytetare, ku një prej pjesëmarrësve zgjodhi t’i drejtohej turmës përmes vargjeve me mesazhe për shqiptarët dhe Evropën.

Në fjalën e tij poetike, protestuesi e cilësoi popullin shqiptar si një komb të kalitur nga sakrificat dhe sfidat, duke shprehur bindjen se shqiptarët do të kenë një rol të rëndësishëm edhe për të ardhmen e Evropës.

“Ne jemi shqiptarët, heronjtë e harruar prej moti, gatuar nga zjarri, uji e dheu.

Ne jemi shqiptarët vizionarë. Do t’ju duhemi juve, evropianë, heronjtë që do të ngrenë këtë botë të vrarë.

Jemi shqiptarët që, kur na menduan të vdekur, ne u ngritëm mbi varr”, tha ai.

Vargjet u pritën me duartrokitje nga protestuesit e pranishëm, ndërsa protesta vijoi me fjalime dhe thirrje kundër qeverisë, në ditën e 31-të të mobilizimit qytetar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb