Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka publikuar një video duke theksuar se kryeministri Edi Rama u distancua sot nga Belinda Balluku dhe sipas tij e largoi nga takimi.

“Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët”, shkruan Bardhi.

Duke thumbuar Ballukun, Bardhi e këshillon që të përgatitet shpirtërisht për rrugëtimin drejt Pojskës, fshat në Pogradec ku ndodhet burgu i grave.

Postimi

Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët. S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun e Fierit afër e ke, shko pyeti shokët si u ndodhi, që të përgatitesh shpirtërisht të paktën për rrugëtimin drejt Pojskës!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb