KURBIN- Një 72-vjeçar nga Kurbini ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm të Kurbinit, ndërsa mësohet se 72-vjeçari Xhelal Mera, ishte duke punuar tek banesa i tij ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Kjo ka rezultuar fatale për 72-vjeçarin, i cili pas kontaktit me rrymën elektrike ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të Kurbinit, ndërsa është ngritur grupi hetimor dhe po kryhen veprimet e nevojshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb