Nga Laçi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të fusë edhe Kurbinit në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi ka mijëra banorë në emergjencë pas tërmetit.

Teksa ka takuar banorët e zhvendosur nëpër çadra, Basha tha se përveç banesave, dëmtime ka pësuar edhe spitali i Laçit dhe gjimnazi. Ndërkohë, ai tha se njerëzit janë në gjendje shoku, lodhje dhe urie e pagjumësie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne Laç dhe Mamurras qindra banesa të dëmtuara rëndë nga tërmeti janë të pabanueshme. Mijëra banorë janë në gjendje emergjence të plotë, qindra në çadra, ndërkohë që shiu ka nisur papushim. Dëmtime ka pësuar edhe spitali i Laçit dhe gjimnazi. Njerëzit janë në gjendje shoku, lodhje dhe urie e pagjumësie. Nga Laçi bëj thirrje për përfshirjen e Kurbinit në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ndihma të menjëhershme, të mjaftueshme dhe pa dallim për të gjithë familjet në nevojë, vlerësim të rrezikut për banesat e goditura dhe evakuim në mjedise të sigurta dhe të përshtatshme të të dëmtuarve. Nuk duhet humbur kohë, as pritur më e keqja, para se të veprohet. Kurbini është në emergjencë!”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb