Joana Sanz kërkoi ndarje pasi bashkëshorti Dani Alves përfundoi në burg për sulm seksual. 32-vjeçarja iu përgjigj disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram. “A ju kanë tradhtuar ndonjëherë?”, “A keni tradhtuar ndonjëherë?”, “A do të ishit miq me dikë vetëm për një natë?”, “A keni flirtuar ndonjëherë me dikë edhe pse e dinit se ishte i zënë?”

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që i kanë mbërritur Joanës, e cila është përgjigjur në mënyrë të sinqertë. Përgjigjet e modeles ishin të tilla: “Kurrë. Mosrespekt për flirtin? E pranoj por nuk kam qenë kurrë e pabesë”, siguroi Joana Sanz, e cila pranoi se nuk kishte qenë kurrë me dikë vetëm për një natë.

Ajo më vonë ndau një postim ku shkruhej: “Fokusohu te vetja”. 2023 nuk ishte një vit veçanërisht i lumtur për modelen nga Tenerife: fillimisht i vdiq nëna, më pas u arrestua Dani Alves. E lindur në vitin 1993, Joana Sanz është një modele nga Ishujt Kanarie. Ajo u takua me Dani Alves në vitin 2016 falë miqve të përbashkët dhe u bë gruaja e tij në vitin 2017, me një ceremoni private. Çifti nuk ka fëmijë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb