Pas vendimit të marrë ditën e djeshme në Tribunaline Hagës për katër ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, video janë shpërndarë në rrjet ku del në pah fakti që kryeministri i Kosovës Albin kurti kishte paralajmëruar parlamentin për fatin që i priste luftëtarët e UÇK në rast se Gjykata Speciale ngrihej.

Në prill të vitit 2014, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, asokohe deputet i Parlamentit, paralajmëroi Hashim Thaçin për krijimin e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë në një tjetër video, në një emision me gazetarin e njohur Bekim Dine, Thaçi pyetet rreth mendimit të tij ndaj Albin Kurtit.

“Nuk mendoj fare për të”, ishte përgjigja e Thaçit në atë kohë.

Bekim Dine: Çfarë mendoni për Albinin?
Hashim Thaçi: Nuk mendoj Hiç.
Bekim Dine: E pse?
Hashim Thaçi: Sepse nuk kam fare arsye të mendoj.

Çfarë paralajmëroi Albin Kurti

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb