Presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiç nuk e ka pritur aspak mirë votimin e Albin Kurtit në Shqipëri.

Vuçiç thotë se mesazhi i Kurtit është i qartë, dhe se ai po përcjell mesazhin se po shkon drejt bashkimit të Prishtinës me Kosovën.

Vuçiç hamendëson se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai do të votonte në Kosovë, përkatësisht në komunat serbe të Graçanicën, Zveçanit apo Zubin Potokut, sipas tij do të trajtohej si skandal ndërkombëtar.

“Ai de facto dëshiron të thotë se nuk ka rëndësi nëse je në Tiranë apo Prishtinë dhe se është i njëjti vend. Dhe unë thashë imagjinoni që edhe pse Kosova është, natyrisht, është Serbi sipas Kushtetutës Serbe, çfarë do të thoshit sikur të votoja në Graçanicë, Zveçan apo Zubin Potok, megjithëse i përsëris këto dy gjëra nuk janë për krahasim. Nëse do ta bëja do të ishte një skandal i përmasave botërore, megjithëse sipas Rezolutës 1244 është territori ynë dhe kur dikush e bën atë pa thirrur ndonjë rezolutë për ndonjë akt juridik, kur de facto ju thotë se po shkojnë drejt bashkimit të Prishtinës dhe Tiranës, atëherë do të ketë reagime të buta, do të ketë një befasi të vogël dhe kaq, ” tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: