KOSOVE- Disa muaj pasi është marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës, kryetarja e Gjakovës ka folur sot publikisht për këtë çeshtje. Në një deklarim publik gjatë mbledhjes së Asamblesë komunale, Kusari – Lila ka thënë se ajo është kërcënuar me ekzekutim fizik, madje për ta kryer këtë ekzekutim, dikush edhe është paguar financiarisht.

“Po e them publikisht se kam mbrotje për shkak se është paguar dikush që të më ekzekutojë fizikisht. Ky nuk është informacion që ka dalë prej koluareve as prej odave, por është informacion që policia e Shqipërisë ia ka komentuar policisë së Kosovës dhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës ka ardhur urdhëresa për mbrojtjen time të afërt.

“Personi i paguar është nga Shqipëria, ndërsa fatkeqsia është se pazari dhe biseda për ekzekutimin tim është bërë në Gjakovë”, ka thënë Kusari – Lila, duke aluduar se urdhëdhënësit potencial për vrasjen e saj janë nga komuna e Gjakovës, shkruan gazeta Zëri.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb