Mimoza Kusari Lila ka dalë sot kundër rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

Duke iu drejtuar 120 deputetëve në sallë, Kusari Lila tha se, “Sot ata janë me maska por kurrë më parë nuk e kemi pas të zhveshur personalitetin para qytetarëve të Kosovës. Sot jemi lakuriq! Ne mblidhemi me rrëzu qeverinë kur gjithë bota mblidhet me luftu koronavirusin”.

“Askush prej jush nuk po mundet me u shkurorëzu nga Presidenti Thaci”, iu drejtua Kusari Lila ndër të tjera.

Ajo shtoi se sot të gjithë i kanë hak mallkimet e nënave të Kosovës: Të 120-ve që jeni aty ju zëntë koronavirusi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb