Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një 21-vjeçar kanosi me armë zjarri automatik dy vajza të reja. “BalkanWeb” mëson se i riu Donald Lato, nga fshati Gjonomadh i Korçës, kishte lidhje intime me 15-vjeçaren, që kanosi me armë.

Ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie, ku dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Burime thonë për “BalkanWeb” se pas zënkës, vajza ka dalë e shoqëruar me shoqen e saj 20-vjeçare dhe disa persona të tjerë. Kaq ka mjaftuar, që sipas pretendimeve të vajzës, 21-vjeçari i ka kanosur me armë.

Arma nuk është gjetur ende, por policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se 15-vjeçarja jetonte me gjyshërit, pasi ishte jetime. Prindërit e saj janë vrarë në vitin 2014, në masakrën e Gjonomadhit, ku mbetën viktima 4 persona, për shkak të tradhtisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb