Prokurori Besnik Muçi po zhvillon sot një tjetër seancë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas ankimimit nga Komisioneri Publik të vendimit të Shkallës së Parë të Vettingut.

Në seancën e kaluar, KPA kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror. Ndërsa, në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet dhe i janë përcjellë Komisionerit Publik dhe subjektit.

Lidhur me këtë, prokurori Muçi ka deklaruar se vetëm pas raportit të DSIK ka mësuar se shtetasi A. L., që është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Tiranë dhe që i kishte vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”, ka qenë i përfshirë në një procedim penal.

Muçi: Pasi u njoha me përgjigjen, rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi.

Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.

KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale.

Muçi: Unë këtë e kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK. Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj. Kërkoj të merren si provë bilancet financiare të dy huadhënësve të mi, çka provon aftësinë e tyre dhe të ardhurat në burime të ligjshme.

Muçi për informacionin e DSIK: Sipas tij, dy persona të lidhur me mua, A.L. dhe B.O. janë proceduar për “moskallëzim krimi” dhe “drejtim të parregullt të mjetit”. Komisioneri duhet të sqaronte cila është lidhja e këtij informacioni me procesin.

Me të drejtë, Komisioneri ka vlerësuar se personi tjetër i lidhur me mua nuk i përket krimit te organizuar, por nuk ka bazë pretendimi i tyre se kjo rrethanë më bën te shantazhueshem dhe ndikueshëm.

Besnik Muçi u përzgjodh nga presidenti Ilir Meta për të plotësuar një nga vakancat e Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se ai plotëson kriterin e balancës gjinore me eksperiencën profesionale.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb